Si jeni në dijeni afati i pajisjes me kartën e tahografit dixhital të drejtuesve për mjetet e regjistruar në Shtete jo Anetarë të BE, por Palë në Marreveshjen AETR ka qenë më 15 Mars 2010.
Për të mos e penguar transporti ndërkombetar ndërmjet Shteteve jo-Anëtare me Shtetet Anëtare të BE, Komisioni Europian ka vendosur që periudha transitore për implementimin e tahografit dixhital të zgjatet deri ne 16 qerdhor 2010. Gjatë kësaj periudhe drejtuesit e mjeteve të përshtatur me pajisje regjistrimi (tahografi) dixhitale lejohen të drejtojne mjetet pa qenë të pajisur me kartat e tyre te tahografit dixhital. Pas datës 16 Qershor 2010 do të lejohen të drejtojnë pa kartën e tahografit vetëm drejtuesit e mjeteve të cilet janë regjistruar para kësaj date dhe, të cilet janë përshtatur me tahografin ekzistues (analog).
Gjithashtu, pas datës së permendur më sipër, të gjithë drejtuesit që drejtojnë mjete të përshtatur me tahograf dixhital, pavarësisht datës së regjistrimit te mjetit, duhet të jenë të pajisur me kartën e tyre te tahografit në të kundert ndaj tyre do të ketë sanksione.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka marrë të gjithe masat që implementimi i tahografit dixhital, ku bën pjesë edhe karta e tahografit dixhital, në Shqipëri të përfundojë para datës 16 Qershor 2010.


