Tools
Register Login

E mërkurë, 16 Pri 2014

Viza për qëndrime afatshkurtra në Zonën Shengen (Viza Shengen)

Email Printo pdf

ShengenMe një vizë Shengen mund të udhëtoni për në vendet e mëposhtme anëtare të Marrëveshjes Shengen: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi,Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji,Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.
Viza ju jep të drejtën e një qëndrimi prej të shumtën 90 ditë brenda një gjashtëmujori, të cilat llogariten që nga dita e hyrjes së parë në këto vende.
Kërkesa për vizë duhet bërë pranë përfaqësisë përkatëse të shtetit anëtar të Shengenit, ku është edhe destinacioni juaj kryesor. Nëse destinacioni kryesor nuk mund të përcaktohet, atëherë përgjegjëse është Ambasada e atij shteti Shengen ku do të shkelni fillimisht.
Tarifa e procedurave të trajtimit të kërkesave nga shtetas të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë (përfshirë Kosovën), Moldavisë, Rusisë dhe Ukrahinës është 35 euro (paguhet në lekë përkundrejt kursit aktual të këmbimit valutor). Tarifa e procedurave të trajtimit të kërkesave nga të gjithë shtetasit e tjerë është 60 euro (paguhet në lekë). Në rastin e refuzimit të vizës tarifa nuk kthehet.
Për të aplikuar për vizë me qëndrim afatshkurtër duhen dorëzuar - me kusht paraqitjen e personit përkatës - dokumentet e mëposhtme:

  1. Pasaporta e udhëtimit dhe fotokopje të të gjitha faqeve të pasaportës që përmbajnë informacione. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën edhe tre muaj pas mbarimit të vizës.
  2. Një formular aplikimi i plotësuar pa mungesa dhe me nënshkrimin e personit përkatës. Formularët e aplikimit mund të merren falas pranë Ambasadës.
  3. Dy fotografi aktuale për pasaportë me sfond të bardhë
  4. Certifikatë lindjeje dhe familjare
  5. Për fëmijët nën 18 vjeç të pashoqëruar nga prindërit: deklaratë noteriale nga prindi që nuk do të udhëtojë
  6. Siguracion udhëtimi / shëndetësor ( i vlefshëm në mënyrë të pakufizuar për të gjitha shtetet anëtare të Shengenit me një shumë minimale mbulimi prej 30.000 eurosh për
  7. trajtime mjekësore dhe kthimin e personit në rast sëmundjeje)


Në varësi të qëllimit të udhëtimit tuaj duhen dorëzuar edhe këto dokumente:
Vizë vizitorësh:

  1. Deklarata e garancisë nga ana e ftuesit (+ fotokopje) apo një dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (p.sh. një vërtetim bankar i llogarisë suaj)
  2. Nëse ekziston një lidhje farefisnie me ftuesin: dokument që dëshmon këtë lidhje farefisnie (p.sh. certifikatë lindjeje apo martese)
  3. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  4. Për nxënësit dhe studentët: vërtetim i frekuentimit të shkollës apo universitetit
  5. Rezervimi i fluturimit (paraqitja e biletës së avionit nuk është e nevojshme


Vizë turistësh:

  1. Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (p.sh. një vërtetim bankar i llogarisë suaj)
  2. Rezervimi i hotelit dhe i fluturimit (paraqitja e biletës së avionit nuk është e nevojshme)
  3. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  4. Për nxënësit dhe studentët: vërtetim i frekuentimit të shkollës apo universitetit


Vizë biznesi:

  1. Ftesë biznesi nga një firmë me seli në Zonën Shengen, të vërtetuar nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë e Republikës së Shqipërisë, në të cilën të jenë shënuar të dhënat tuaja personale, lidhja juaj në biznes, motivi konkret i udhëtimit si dhe periudha e udhëtimit (origjinal + fotokopje). Ftesa nuk duhet të jetë më e vjetër se 2 muaj.
  2. Vërtetim nga firma ftuese, ku të merren përsipër shpenzimet e udhëtimit, ose dëshmi mjetesh të mjaftueshme financiare (p.sh. një vërtetim bankar i llogarisë suaj ose deklaratë nga punëdhënësi për marrjen përsipër të shpenzimeve)
  3. Për shoferët patenta e vlefshme kombëtare dhe ndërkombëtare (fotokopje)
  4. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  5. Rezervimi i hotelit dhe i fluturimit (paraqitja e biletës së avionit nuk është e nevojshme)


Për shoferët që merren me transport ndërkombëtar mallrash dhe pasagjerësh:

  1. Kërkesë me shkrim nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Transportit të Republikës së Shqipërisë për kryerjen e shërbimit të transportit ndërkombëtar, ku të jepet qëllimi, kohëzgjatja dhe shpeshtësia e udhëtimeve
  2. Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (p.sh. vërtetim bankar ose deklaratë nga punëdhënësi për marrjen përsipër të shpenzimeve)
  3. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  4. Fotokopje e patentave të vlefshme kombëtare dhe ndërkombëtare


Njoftim: Kjo rregullore vlen vetëm për shoferë kamioni dhe autobusi, të cilët merren me transport ndërkombëtar mallrash apo pasagjerësh përmes Zonës Shengen, me automjete
të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Si dëshmi duhet të paraqiten edhe dokumentet e automjetit.

Vizë panairi:

  1. Ftesë nga panairi (+ fotokopje) e vërtetuar nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë e Republikës së Shqipërisë
  2. Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (p.sh. një vërtetim bankar i llogarisë suaj)
  3. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  4. Rezervimi i hotelit dhe i fluturimit (paraqitja e biletës së avionit nuk është e nevojshme)


Vizë për pjesëmarrje në aktivitete shkencore dhe kulturore:

  1. Ftesë me shkrim nga institucioni pritës për pjesëmarrjen në aktivitet
  2. Vërtetim nga institucioni pritës për marrjen përsipër të shpenzimeve të udhëtimit ose dëshmi mjetesh të mjaftueshme financiare (p.sh. vërtetim bankar)
  3. Vërtetim punësimi apo studimesh ose dëshmi për aktivitet të pavarur (licenca)
  4. Dëshmi për strehimin dhe rezervim avioni


Vizë për trajtim mjekësor:

  1. Vërtetim mjekësor për sëmundjen nga mjeku që ju trajton.
  2. Vërtetim nga mjeku që do t’ju trajtojë në Gjermani, për vizitën e planifikuar (takimin),kohëzgjatjen e saj, si edhe të dhëna se kush i merr përsipër shpenzimet e trajtimit.
  3. Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (p.sh. një vërtetim bankar i llogarisë suaj)
  4. Vërtetim punësimi apo vërtetim i aktivitetit të pavarur (licenca)
  5. Për nxënësit dhe studentët: vërtetim i frekuentimit të shkollës apo universitetit
  6. Rezervimi i fluturimit (paraqitja e biletës së avionit nuk është e nevojshme)


Jeni të lutur të vini re, që në raste të veçanta mund të jetë i nevojshëm dorëzimi i dokumenteve të tjera shtesë.