Tools
Register Login

E mërkurë, 23 Kor 2014

Marrëveshje e Shoqatës "ANALTIR" me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Email Printo pdf


Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Shoqata ANALTIR
Nen kujdesin e Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe te Ministrise se Finances, bien dakort per sa me poshte:

1-    Ne baze te rishikimit te Konventes TIR pjesa e II e aneksit 9 te rivendosen kriteret minimale qe personat juridik dhe fizik duhet te plotesojne perpara se ata te autorizohen te perdorin Karnetin TIR.

2-    Pranimi ne skemen TIR eshte nje proces me dy faza. Nje faze perfshin nje kerkese fillestare te Shoqates “ANALTIR” e cila do te zbatoje rregullat e vendosura nga IRU dhe do te ndermarre kontrollet e saj per tu siguruar qe kerkuesi i ploteson kushtet per tu pranuar ne skemen TIR.

3-    Faza tjeter perfshin miratimin nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Rregullat ne te cilen kjo faze do te perfundoje dhe procedurat perkatese per miratimin e pranimit ne skemen TIR nga Autoritetet Doganore do te percaktohen ne nivel kombetar, por ne asnje rrethane Karnetat TIR nuk do te leshohen pa u perfunduar te dy fazat ne menyre te kenaqeshme.

4-    Per te qene ne perputhje me Konventen TIR sic eshte amenduar, shoqata duhet te kontrolloje qe cdo kerkues qe kerkon t’i bashkohet skemes TIR ka:
-    Nje eksperience te provuar , ose te pakten aftesi per t’u perfshire ne transportin nderkombetar te rregullt, per shembull, duhet te jete transportues nderkombetar i licensuar ose te kete autorizime te tjera perkatese .
-    Gjendja e shendoshe financiare.
-    Dijeni te provuara ne zbatimin e Konventes TIR.
-    Seriozitet ne zbatimin e legjislacionit doganor dhe tatimor.

5-    Shoqata ka pergatitur nje Udhezues mbi kriteret qe do te perdoren per vleresimin e kerkuesve per hyrjen ne skemen TIR. Udhezuesi do te kete formen e tij ku do te perfshihen te gjitha informacionet nga kerkuesi. Nje shembull i nje modeli qe permban informacion baze, i cili duhet te fitohet eshte bashkangjitur kesaj Akt – Marreveshjeje.

6-    Shoqata do t’i kerkoje kerkuesit per pranimin ne skemen TIR detaje te plota te rregullave dhe detyrimeve qe ai duhet te plotesoje per pranimin ne skemen TIR.

7-    Kur kerkuesi eshte miratuar nga Autoritetet Doganore dhe shoqata duhet te firmosi dy kopje te deklarates se angazhimit. Nje kopje mbahet nga kerkuesi dhe tjetra i kthehet shoqates per t’u mbajtur ne skedarin e TIR-it. Ai gjithashtu duhet te marre nje kopje te Manualit te mbajtesit te Karnetes TIR, prane Shoqates, se bashku me nje deklarate per t’u firmosur ku te deklarohet qe ai e ka marre ate dhe bie dakort te veproje ne perputhje me rregullat qe permban Manuali.

8-    Ne asnje rrethane nuk duhet te leshohet nje Karnet deri sa Administrata Doganore te kete dhene miratimin, te jete firmosur Akti i angazhimit dhe deklaratat per marrjen e Manualit si dhe te jene paraqitur garancite perkatese nga kerkuesi.

9-    Shoqata “ANALTIR” duhet te mbaje shenime te detajuara te gjitha kompanive qe kane hyre dhe do te hyjne ne skemen TIR. Keto shenime duhet te perfshijne te pakten keto informacione:

-    Emri i mbajtesit
-    Numuri unik i mbajtesit
-    Adresen e plote
-    Numurin e telefonit, faksit dhe e-mailit
-    Numurin e rregjistrimit ne gjykate ate te organeve tatimore etj.
-    Daten e hyrjes ne skemen TIR
-    Detaje te garancise, shuma dhe tipi
-    Kopje te firmosur te deklarates se angazhimit
-    Dokumentin e firmosur te Manualit te mbajtesit 
-    Kur ka kufizime te legjislacionit kombetar, nje liste te automjeteve te autorizuara per operime TIR te regjistruara ne emrin e mbajtesit.
-    Kur eshte e zbatueshme, dokumenta qe japin detaje te personave te autorizuar per te marre Karneta TIR.
-    Ata mbajtes qe deshirojne te perdorin nenkontraktor, ju duhet te parashikojne edhe detaje te tjera (shiko seksionin specifik 7)
-    Keto lista duhet te mbahen te azhornuara dhe mund te jene subjekt i procedurave te auditimit nga IRU.

10-    Te gjithe mbajtesve i caktohet nje kuote Karnetash TIR. Kuota eshte numuri i Karnetave TIR qe lejohet te jene gjendje ne cdo kohe (p. sh. leshuar mbajtesit por qe nuk jane kthyer ne Shoqate) dhe duhet te jene ne menyre te arsyeshme reflektive per transportet nderkombetare te ndermarra nga mbajtesi ( p. sh. dy Karneta TIR per kamjon te perfshire ne transportin TIR).
11-     Shoqata “ANALTIR” merr persiper te vere ne dispozicion te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave informacionin per karnetat e leshuara dhe ekstremitetet perkatese.

12-    Drejtoria e Pergjithshme e Doganave merr persiper te jape informacionin perkates sipas fushave,  per te gjitha karnetat TIR qe hyjne dhe dalin ne territorin doganor shqiptar nepermjet paketave Cute dhe Cute Wise.
13-    Shoqata “ANALTIR” merr persiper te paguaje per nje vit shpenzimet e internetit vetem per kompjuterat qe do te perdoren per transmetimin e te dhenave dhe verifikimin e vlefshmerise se Karnetave TIR nepermjet paketeve Cute dhe  Cute Wise.  

14-     Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kundrejt kerkeses nga Shoqata “ANALTIR” jep miratim per  shoqerite transportuese qe kerkojne te hyjne ne skemen TIR ne baze te Akt-Marreveshjes.

15-    Me qellim rritjen e bashkeveprimit midis Autoriteve Doganore dhe Shoqates “ANALTIR”, do te sigurohet anetaresimi i nje perfaqesuesi te Administrates Doganore ne Keshillin Drejtues te Shoqates.

16-    Kjo aktmarreveshje hyn ne fuqi ne daten e nenshkrimit nga palet.

PER                                                                                                                     PER
DREJTORINE E PERGJITHSHME                                                                                SHOQATEN “ANALTIR”
TE DOGANAVE

Drejtori i Pergjithshem                                                                                            Presidenti

Perparim DERVISHI                                                                                                Ilir MATAJ