Vegla
Regjistrohu Identifikohu

Juve jeni këtu: Home » Shoqata » Statuti
E hënë, 21 Maj 2012
Email Printo pdf

STATUTI


I


SHOQATËS KOMBËTARE


 

SHQIPTARE TË



TRANSPORTUESVE


 

NDËRKOMBËTARË RRUGORË


“ ANALTIR”



MIRATUAR ME VENDIM TE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TIRANE NR. 1469 DATE 29.09.2005 DHE ME VENDIM TE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR TIRANE NR. 1469/1 DATE 02.05.2007

STATUTI

I

SHOQATËS KOMBËTARE SHQIPTARE TË

TRANSPORTUESVE NDËRKOMBËTARË RRUGORË

“ ANALTIR”

Emërtimi, selia, territori dhe objekti i veprimtarisë së Shoqatës.

1. Emërtimi i Shoqatës është: Shoqata Kombëtare Shqiptare e Transportuesve Ndërkombëtar Rrugorë ose shkurtimisht të thirret: Shoqata “ANALTIR”.

Për korespondencën me shoqatat, institucionet dhe shtetet e tjera mund të përdoret emërtimi në anglisht : National Albanian Assocation of International Road Transporters, “ ANALTIR”.

2. Shoqata “ANALTIR” është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Shoqata “ANALTIR” ka vulën e saj dhe hap llogari në banka shtetërore dhe private.

3. Selia e shoqatës është në Tiranë dhe shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shoqata mund të hapë degë të veçanta në ato qytete që kanë jo më pak se 20 përqind të numrit të anëtarëve të regjistruar.

4. Shoqata “ANALTIR” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizatat dhe individët që kryejnë transporte të mallrave e të udhëtarëve e në veçanti për transportet ndërkombëtare. Ajo do të kontribuojë në mbrojtjen, përkrahjen dhe zhvillimin e transportit rrugor të mallrave e të udhëtarëve.

Qëllimi dhe detyrat e shoqatës

5. Shoqata ka për qëllim:

a. Të ndihmojë anëtarët e vet në organizimin dhe kryerjen e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

b. Në bazë të kompetencave të përcaktuara nga organet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare, kryen kontrolle për respektimin prej anëtarëve të vet, të rregullave që lidhen me transportin e mallrave e të udhëtarëve, me qarkullimin rrugor, me tarifat doganore, etj.

c. Bashkëpunon në hartimin e rregullave që kanë lidhje direkte ose indirekte me transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.

d. Bashkërendon me organet kompetente të vendit dhe ato ndërkombëtare për të lehtësuar anëtarët e vet gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre.

e. Bashkërendon me transportuesit e huaj dhe i ndihmon ata në kryerjen e proceseve të transportit brenda vendit tonë.

f. Të kryejë të gjitha funksionet e përcaktuara nga Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të saj ose të ngarkuara nga organet kompetente të shtetit shqiptar dhe organizatat ndërkombëtare, që kanë për qëllim ndihmesën, inkurajimin dhe zhvillimin e transportit të mallrave e të udhëtarëve.

g. Përfaqëson transportuesit rrugorë shqiptarë në Bashkimin e Transportuesve Ndërkombëtarë rrugorë IRU (Gjenevë, Zvicër) dhe bëhet garant i tyre në organet doganore.

6. Për arritjen e qëllimeve të saj Shoqata do të përpiqet të plotësojë këto detyra:

a. Pajis anëtarët me dokumentacionin e nevojshëm të transportit në përputhje me kriteret dhe rregullat e caktuara nga organet shtetërore dhe organizmat ndërkombëtarë.

b. Merr garancitë e nevojshme ligjore, financiare e morale nga transportuesit për kryerjen e transporteve në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi si dhe bëhet garant para organizmave ndërkombëtarë për zbatimin e rregullave të transportit nga anëtarët e vet.

c. Përgatit lejet e kalimit të kamionave të shteteve të tjera dhe i shpërndan lejet e shteteve te tjera për kamionat shqiptarë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga organet shtetërore.

d. Bën publikimin e akteve ligjore më të rëndësishme të transportit dhe informon anëtarët e vet për ndryshimet e tyre.

e. Në bashkëpunim me organet e tjera, organizon për nevojat e saj shërbimin statistikor për lëvizjet e mjeteve të transportit të mallrave e të udhëtarëve.

f. Në bashkëpunim me organet e tjera organizon punën për kualifikimin, instruktimin dhe specializimin e transportuesve.

g. Në bashkëpunim me organet shtetërore merr pjesë në negociata për hartimin ose ndryshimin e Marrëveshjeve të transportit rrugor me shtetet e tjera.

h. Nënshkruan protokolle ose marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ndryshme brenda vendit si dhe me shoqata të transportit në vendet e tjera.

Anëtarësia, pranimi, të drejtat dhe detyrat e tyre

7. Anëtar i Shoqatës mund të jetë çdo organizatë, ndërmarrje ekonomike ose firme, subjekte private, të cilat kanë në pronësi mjete të përshtatshme transporti dhe që kryejnë direkt ose indirekt transport mallrash ose udhëtarësh. Çdo kandidat për anëtar i shoqatës me statusin e tij të funksionimit ose me përvojën e vet duhet të jetë në gjendje për të kontribuar për arritjen e qëllimeve të Shoqatës, të demonstrojë dëshirën dhe mundësitë për një gjë të tillë, të pranojë dhe të zbatojë statutin e Shoqatës e të plotësojë detyrimet ndaj saj.

8. Regjistrimi i anëtarëve bëhet në çdo kohë mbi bazën e kërkesës me shkrim dhe mbas plotësimit e nënshkrimit të Aktit të Zotimit (Aneksi 1 i këtij statuti). Pranimi i tyre bëhet nga Këshilli Drejtues i Shoqatës dhe miratohet nga Mbledhja e Përgjithshme pasardhëse. Çdo anëtar paguan kuotën për regjistrim dhe kuotën vjetore, e cila është e diferencuar sipas numrit të mjeteve të transportit.

9. Anëtarët e Shoqatës kanë për detyrë :

a. Të respektojnë dhe të zbatojnë Statutin e Shoqatës

b. Të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve të Shoqatës.

c. Të zbatojnë detyrat e caktuara nga Mbledhja e Përgjithshme dhe Këshilli Drejtues i Shoqatës.

d. Të respektojnë rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me transportin rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, të zbatojnë rregullat doganore dhe tarifat e transportit.

e. Të paguajnë rregullisht kuotat vjetore te anëtarësimit.

f. Të zbatojnë rregullat e transportit në shtetet e huaja ku do të kryejnë transporte.

10. Anëtarësimi në Shoqatë ndërpritet kur:

a. Përjashtohen nga Shoqata.

b. Ndërpresin me dëshirën e tyre aktivitetin e transportit të mallrave ose të udhëtarëve.

c. Humbasin të drejtën e kryerjes të transporteve me vendim gjykate.

11. Anëtari mund të përjashtohet nga Shoqata kur :

a. Nuk respekton rregullat që kanë lidhje me transportin rrugor.

b. Thyen rregullat doganore të shtetit tonë ose të shteteve të tjera.

c. Nuk ka garancitë financiare ose materiale për ushtrimin e aktivitetit të transportit.

d. Nuk paguan kuotën vjetore për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj nga afati i caktuar.

e. Çdo anëtar ka të drejtë të ankohet në gjykatën Kompetente për vendimet e Shoqatës që janë në kundërshtim me ligjin ose me këtë statut.

Ky ankim bëhet brenda një muaji nga dita e marrjes së njoftimit për vendimin.

Organet e Shoqatës

12. Organet e Shoqatës janë :

a. Mbledhja e Përgjithshme

b. Këshilli Drejtues

c. Komisioni i Kontrollit

13. Mbledhja e Përgjithshme perbëhet nga të gjithë anëtarët e Shoqatës ose nga përfaqësuesit e tyre. Çdo anëtar ka të drejtën e një vote. Mbledhjet e Përgjithshme janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Mbledhjet e përgjithshme të rregullta thirren nga Këshilli Drejtues çdo tre vjet ose kur e kërkon një e pesta e anëtarëve.

Mbledhja e jashtëzakonshme thirret me vendim të Këshillit Drejtues, me vendim te Komisioni të Kontrollit ose me kërkesë me shkrim të jo më pak se 1/3 e anëtarëve të Shoqatës.

14. Mbledhja e Përgjithshme konsiderohet e ligjshme në rast se janë prezent jo më pak se gjysma e anëtarëve. Në rast se nuk paraqitet numri i nevojshëm i anëtarëve, mbledhja shtyhet për një orë më vonë, me të njëjtin rend dite dhe në të njëjtin vend dhe konsiderohet e ligjshme pavarësisht sa anëtarë do të paraqiten. Data, vendi dhe rendi i ditës i Mbledhjes së Përgjithshme u njoftohet anëtarëve të Shoqatës jo më vonë se dy javë para zhvillimit të mbledhjes.

15. Vendimet e Mbledhjes se Përgjithshme merren me shumicën e zakonshme të votave, por për ndryshimet në statut, për përjashtimin e një anëtari të Shoqatës për ndërprerjen e veprimtarisë së Shoqatës, për shkrirjen e saj me shoqata të tjera, është e domosdoshme një shumicë prej 2/3 e votave të pjesëmarrësve.

Për probleme që nuk janë shënuar në rendin e ditës dhe nuk janë vënë në dijeni anëtarët e Shoqatës nuk mund të merren vendime.

Vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme që janë në kundërshtim me ligjet ose me statutin e Shoqatës janë të pavlefshëm.

Votimi është i hapur për të gjitha problemet, me përjashtim të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Presidentit të Shoqatës. Në votim të fshehtë kalohet edhe kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve pjesmarrës.

16. Presidenti i Shoqatës zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme me votim të fshehtë dhe ai është kryetar i Këshillit Drejtues.

17. Mbledhja e Përgjithshme ka këto të drejta dhe detyra :

a. Miraton statutin e Shoqatës dhe bën ndryshime e plotësime në të.

b. Zgjedh Këshillin Drejtues, Presidentin dhe Komisionin e Kontrollit.

c. Miraton pranimin e anëtarëve të rinj dhe merr vendime për përjashtimin e atyre që nuk i përmbahen statutit.

d. Miraton bilancet për të ardhurat e shpenzimet e Shoqatës.

e. Shqyrton dhe miraton raportin e Këshillit Drejtues të Shoqatës dhe raportin e Komisionit të kontrollit.

h. Vendos për shpërndarjen e Shoqatës.

g. Vendos për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme të Shoqatës.

18. Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 anëtarë dhe zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e Shoqatës çdo tre vjet. Në Këshillin Drejtues bën pjesë Presidenti i Shoqatës, tre anëtarë, dy përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave .

Përfaqësuesit nga Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk kanë të drejtë të zgjidhen në postet drejtuese të Shoqatës.

Në rast se një anëtar largohet nga Këshilli Drejtues për arsye të ndryshme ai zëvendësohet nga kandidati që ka marrë më shumë vota në Mbledhjen e Përgjithshme të anëtarëve.

Këshilli Drejtues mblidhet si rregull çdo tre muaj.

Këshilli Drejtues i Shoqatës cakton strukturën organizative dhe rregulloren për personelin funksionar.

19. Këshilli Drejtues ka këto të drejta dhe detyra :

a. Udhëheq punët e Shoqatës dhe përfaqëson atë kudo ku është e nevojshme.

b. Përgatit dokumentacionin për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për përjashtimin e atyre që nuk zbatojnë statutin dhe ja paraqet Mbledhjes së Përgjithshme.

c. Miraton pagat dhe shpenzimet për personelin funksionar.

e. Përgatit raportin për aktivitetin e Shoqatës për periudha të caktuara si dhe raportin financiar të cilat ja paraqet Mbledhjes se Përgjithshme. Për aktivitetet e deleguara i dërgohet çdo vit një raport Ministrisë së Transportit.

g. Bën propozime dhe kërkesa si dhe përgatit interpretimin e problemeve që kanë lidhje me veprimtarinë e Shoqatës.

20. Vendimet e Këshillit Drejtues merren me shumicën votave të anëtarëve.

21. Këshilli Drejtues zgjedh Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës i cili është përgjegjës për drejtimin ekzekutiv të Shoqatës dhe përfaqëson atë në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit. Detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës caktohen nga Këshilli Drejtues.

22. Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës emëron ose pushon punonjësit në organikë dhe bashkëpunëtorët jashtë organike, mbledh komisione dhe formon grupe pune si dhe miraton shpërblimet e specialistëve dhe personave të tjerë, të cilët kryejnë shërbime për Shoqatën.

23. Për drejtimin e punëve Këshilli Drejtues mund të krijojë departamente të veçanta si :

-Departamenti për Carnet TIR.

-Departamenti i lejeve të kalimit të kamionave.

-Departamenti për transportin e mallrave brenda vendit dhe liçensimit.

-Departamenti i Financës

-Departamenti për transport udhëtarësh

-Departamenti i marrëdhënieve me jashtë dhe informacionit.

24. Komisioni i Kontrollit të Shoqatës përbëhet nga dy anëtarë, të cilët zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme me votim të hapur. Komisioni i Kontrollit ka këto detyra :

a. Analizon dhe kontrollon veprimtarinë e përgjithshme dhe atë financiare të Këshillit Drejtues dhe bën propozime para mbledhjes së Përgjithshme.

b. Jep mendime për projektin e shpenzimeve të Shoqatës.

c. Miraton analizën financiare dhe çon aktin e revizionimit në mbledhjen e Përgjithshme.

d. Bashkëpunon në mënyrë të gjithanshme me Këshillin Drejtues gjatë realizimit të detyrave të tij. Vendimet e Komisionit te Kontrollit merren me shumicë të zakonshme votash.

Mjetet e shoqatës

25. Mjetet e Shoqatës përbëhen nga :

a. Kuotat e pranimit dhe kuotat vjetore.

b. Shitja e TIR-Carnet, manifesti AGT, leja kalimi dhe të ardhurat e tjera, për pajisjen e anëtarëve me vërtetim dhe leje që kërkohen nga Marrëveshje ose Rregullore Ndërkombëtare apo ato brenda vendit.

c. Të ardhura për vërtetime dhe leje që u lëshohen transportuesve të huaj për të cilat Shoqata është e autorizuar nga organet kompetente.

d. Ndihma materiale ose financiare nga organizata, subjekte shtetërore ose private si dhe organizma ndërkombëtare.

f. Të ardhura të tjera nga përkthime, botime dhe literaturë.

Të ardhurat do të sigurohen nga aktivitete ekonomike të ligjshme dhe që i shërbejnë qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së Shoqatës.

26. Shpenzimet mund të kryhen për :

a. Blerje e TIR Carnet, manifest AGT, shtypje leje kalimi për automjetet e shteteve te tjera si dhe shtypje dokumente te tjera të autorizuara nga organet shtetërore.

b. Shpenzime zyre dhe ekonomike.

c. Paga e shpërblime, botime të materialeve të ndryshme që ndihmojnë në plotësimin e detyrave të Shoqatës.

f. Shpenzime organizative, sociale, sponsorizime etj.

g. Shpenzime për aktivitete në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

h. Në raste të vecanta mund të jepet ndihmë financiare anëtarëve të

Shoqatës.

Në cdo rast shpenzimet do të bëhen vetëm për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarise së Shoqatës dhe për drejtimin e mirëmbajtjen e pasurisë. Pasuria dhe fitimi i Shoqatës nuk përdoret për përfitimin e anëtarëve.

Fondet e Shoqatës

27. Fondet e Shoqatës mund të ndahen :

a. Fond të mjeteve të qarkullimit.

b. Fond të mjeteve themelore.

c. Fond të investimeve kapitale.

d. Fondi rezervë.

e. Fondi garanci për TIR Carnet etj.

f. Fondi për veprimtari social-kulturore.

Mjetet për këto fonde grumbullohen nga përllogaritja e të ardhurave vjetore të Shoqatës. Ndarja sipas zërave të mësipërm bëhet nga Këshilli Drejtues i Shoqatës i cili sipas nevojave bën dhe kalimin nga një zë në tjetrin. Këshilli Drejtues mund te hapë fonde të reja ose të mbyllë fonde kur këtë e kërkojnë interesat e Shoqatës.

Kontrolli

28. Kontrolli mbi veprimtarinë e Shoqatës kryhet nga Komisioni i Kontrollit dhe mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të saj.

Shperndarja e Shoqatës

29. Shpërndarja e Shoqatës bëhet :

a. Me vendim të mbledhjes së Përgjithshme të thirrur posaçërisht për këtë qëllim.

b. Kur numri i anëtarëve të saj ka arritur më pak se 40 (dyzet).

c. Kur nuk është përmbushur ose kur nuk ka mundësi të përmbushet qëllimi i caktuar në statut ose kur ajo kryen veprimtari të kundërligjshme.

Kur vendoset shperndarja e Shoqatës ajo çrregjistrohet, pushon veprimtarinë e saj dhe vihet në likuidim nga Komisioni i likuidimit, i cili formohet nga Këshilli Drejtues i Shoqatës dhe vepron sipas rregullave në fuqi.